Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi pasditen e së dielës në linjën nga Andover në Salisbury të Anglisë. Të paktën 17 persona mbetën të plagosur.
Një tren me 60 persona doli nga shinat menjëherë sapo hyri në një tunel, ndërsa ata qëndruan të bllokuar për rreth 7 minuta, të cilat ishin të tmerrshme.
“Daily Mail” ka publikuar dëshmi të pasagjerëve, të cilët treguan të tmerruar se të gjithë nisën t’u jepnin lamtumirën familjarëve të tyre, para se një tjetër tren t’i godiste nga prapa.
“Dritat e telefonave filluan të ndizeshin, ndërsa përreth shikoje njerëz të plagosur. Ishte shumë e frikshme. Vagonët u mbushën nga tymi, ndërsa të gjithë menduam se ishte një sulm terrorist. Të tmerruar, nxituam për t’u dhënë lamtumirën familjarëve”, tregoi Callum Stedman, 16 vjeç.
Shtatë minuta më pas, një tjetër tren, pa pasur asnjë sinjal për aksidentin, përplas nga prapa vagonët e dalë nga shinat, duke lënë 17 persona të lënduar. Me dhjetëra zjarrfikës e ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke u ardhur në ndihmë personave të lënduar.
Edhe
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar
Për ngjarjen ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por edhe për mosfunksionimin e sistemit për parandalimin e aksidentit të dytë. \a2
{gallery}