Nëntëvjeçarja Parwana Malik, është shpëtuar nga martesa e hershme. Muajin e kaluar, afgania ishte martuar me forcë nga familja tek një person i moshuar, nën arsyetimin e kushteve të tmerrshme financiare. Parwana u shpëtua nga "Too Young to Wed", organizatë kjo që merret me emancipimin e vajzave dhe ndalimin e martesave të hershme.
Së bashku me nënën, motrat e vëllezërit, Parwana u zhvendos në një vend të sigurt.
Zyrtarët e kësaj organizate kanë thënë se do të bëjnë çmos që t’i parandalojnë martesat e hershme, me qëllim që vajzat të ndjekin shkollimin dhe të ardhmen e tyre.
Për katër vjet, familja e të miturës ka jetuar në një kamp në provincën Badghis, duke mbijetuar me vetëm një dollar në ditë. Por jeta u përkeqësua që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht. Që nga ajo ditë ekonomia ka kolapsuar.
-
Në Afganistan, familja shet vajzën 9-vjeçare te një 55-vjeçar
-
Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar
-
“Do të sakrifikohem”: Vajzat e humbura dhe të shitura të Afganistanit
-
Afganët shesin të bijat e mitura për martesë
-
Dëshpërimi në sytë e prindërve që shesin fëmijët e tyre në Afganistan