Prindërit po shesin vajzat e reja në martesë në rajonin e largët veriperëndimor të Afganistanit.
Shitja e vajzave të vogla po bëhet në periudhën kur Afganistani është zhytur në katastrofën më të rëndë humanitare në vitet e fundit.
Në qytetin Kadis, i goditur së fundmi nga një tërmet i fuqishëm, televizioni britanik Sky News ka raportuar se vajzat nga 7 muajsh po shiten me qëllim që familjet që po vuajnë nga varfëria ekstreme të mund të blejnë gjërat esenciale
Abdul Ghanit i janë premtuar 1 mijë e 500 dollarë për vajzën e tij 5-vjeçare, por këto para nuk i mori sepse vajzës iu thye këmba gjatë tërmetit.
“E kam shitur para se të lëndohej, mirëpo tani i ndodhi kjo. Ai tani nuk do të më ofrojë asgjë dhe unë ia kam borxh 1 mijë e 50 dollarë”, ka thënë ai.
Njëra prej vajzave tregon se përse është shitur nga prindërit.
Ardhja në pushtet e talebanëve në Afganistan ka bllokuar miliarda dollarë ndihma ndërkombëtare.
Pushteti i tyre e ka çuar shtetin edhe ashtu të dëmtuar nga lufta dhe thatësia, në një katastrofë humanitare.
Në Kadis, komandanti taleban dëshiron kthimin e komunitetit ndërkombëtar për t’i ndihmuar. Ka premtuar se ndërkombëtarët nuk do të përballen me asnjë problem të sigurisë.
“Ata që kanë ardhur ta ndihmojnë Afganistanin qëkur emirati Islamik mori pushtetin, nuk kanë pasur asnjë problem”, ka thënë ai.
Në fillim të muajit shkurt Kombet e Bashkuara kanë nisur iniciativën për të mbledhur 5 miliardë dollarë ndihma për Afganistanin e shkatërruar.
Vlerësohet se 90 për qind e 38 milionë banorëve të Afganistanit janë në varfëri të thellë. Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 3 milionë afganë kanë ikur nga shteti si pasojë e luftës, varfërisë dhe thatësisë.
Shitja e vogëlusheve për martesë në AfganistanShitja e vogëlusheve për martesë në Afganistan
Posted by Rreth Botës-KTV on Sunday, February 6, 2022