Botë

​Shpëtohen minatorët e bllokuar në Zimbabve

15 minatorët e bllokuar pas shembjes së një miniere ari në provincën Manicaland të Zimbabvesë u shpëtuan me sukses të dielën.

Minatorët u bllokuan nën tokë të enjten në minierën Redwing të drejtuar nga kompania “Metallon Corporation” në zonën Penhalonga të provincës Manicaland, pasi një pjesë e minierës u shemb.

Qeveria nxitoi të ndihmojë në shpëtimin e minatorëve, duke u bashkuar me ekspertë të minierave nga “Metallon Corporation” dhe “Fredda Rebbeca Gold Mine”.

“Të gjithë dolën të gjallë”, tha për Anadolu ministri i Minierave të Zimbabve, Soda Zhemu.

Edhe zëdhënësi i qeverisë Nick Mangwana, për Anadolu pas përfundimit të operacionit të shpëtimit konfirmoi shpëtimin e minatorëve.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, OJQ-ja lokale Qendra për Kërkime dhe Zhvillim, shprehu shqetësim për jetën e minatorëve.

James Mupfumi, drejtori i OJQ-së, pas aksidentit bëri një thirrje telefonike, duke nxitur një numër të madh banorësh që të dalin për të shpëtuar minatorët.

Miniera është në pronësi të parlamentarit në pushtet Zanu-PF për elektoratin Mabvuku-Tafara në Harare, Pedzisai Scott Sakupwanya.

Janarin e vitit të kaluar, 26 njerëz u raportuan të vdekur nga shembjet në të njëjtën minierë. /AA