Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në Konsullatën ruse në Marsejë, Moska e cilëson “sulm terrorist”

Ambasada Ruse ne Marseille

Foto: Twitter

Rusia ka njoftuar se Konsullata e saj në Marsejë të Francës është goditur nga një shpërthim, të cilin e ka cilësuar si “sulm terrorist”.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima nga ky shpërthim, ka njoftuar Ministria e Brendshme franceze, raportoi “The Independent”.

Asnjë pjesëtar i stafit rus nuk ka pësuar lëndime.

Konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Stanislav Oranskiy, ka thënë se pati shpërthim brenda ndërtesës dhe Moska ka kërkuar hetim të plotë nga Franca. 

"Shpërthimet në territorin e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Marsejë kanë të gjitha shenjat e një sulmi terrorist", citoi TASS të ketë thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. "Kërkojmë (nga Franca) masa të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse”, ka shtuar ajo.

Edhe Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë që la pesë të vdekur Botë Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë që la pesë të vdekur

Sipas burimeve të Reuters, shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës dhe njëra shpërtheu.
Incidenti në qytetin jugor francez ndodhi në përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë.

VIDEO: