Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të gazit në një bllok apartamentesh në periferi të Moskës të mërkurën, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave, raporton agjencia AP.
Dy persona të tjerë u lënduan nga shpërthimi në Balashikha në lindje të kryeqytetit rus.
Dy persona rezultojnë të zhdukur. Policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e ambulancës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, ka njoftuar se të paktën 10 apartamente u dëmtuan nga shpërthimi.
Artikuj të ngjashëm