Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpenzimet e Evropës për krizën energjetike rriten rreth 800 miliardë euro

Fatura e vendeve evropiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë është rritur në afro 800 miliardë euro, kanë njoftuar studiuesit të hënën duke u kërkuar vendeve që të jenë më të kujdesshëm në shpenzimet e tyre në mënyrë që të trajohet kriza energjetike, raportoi të hënën Reuters.

Vendet e Bashkimit Evropian tani kanë rezervuar apo akorduar 681 miliardë euro për përshpejtimin e krizës energjetike, ndërsa Britania ka ndarë 103 miliardë euro dhe Norvegjia 8.1 miliardë që nga shtatori i vitit 2021, sipas analizës së thinktankut Bruegel.

Totali prej 792 miliardë eurosh krahasohet me 706 miliardët në vlerësimin e fundit të Bruegel në nëntor, teksa vendet vazhdojnë që gjatë dimrit të përballen me pasojat nga Rusia që ka ndërprerë shumicën e furnizimeve të saj të gazit në Evropë në vitin 2022.

Gjermania ka kryesuar grafikun e shpenzimeve, duke akorduar afro 270 miliardë euro. Britania, Italia dhe Franca e pasonin atë, megjithëse secila shpenzoi më pak se 150 miliardë euro, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve e shpenzuan vendet tjera.

Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania ishin shpenzuesit më të mëdhenj.

Edhe Evropa shpenzoi 792 miliardë euro në mbrojtje kundër krizës energjetike Botë Evropa shpenzoi 792 miliardë euro në mbrojtje kundër krizës energjetike

Shpenzimet e përcaktuara nga vendet për krizën energjetike janë tani në të njëjtin ligë me fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 të BE-së prej 750 miliardë eurosh.

Përditësimi i shpenzimeve të energjisë vjen ndërsa vendet debatojnë propozimet e BE-së për të liruar më tej rregullat e ndihmës shtetërore për projektet e teknologjisë së gjelbër, ndërsa Evropa kërkon të konkurrojë me subvencionet në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.