Botë

Forcimi ushtarak i NATO-s po rrezikon botën, paralajmëron studimi

NATO

Foto: Associated Press

Studiuesit thonë se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në të gjithë botën do të përkeqësojë krizën klimatike e cila nga ana tjetër do të shkaktojë më shumë konflikte

Një grumbullim ushtarak global përbën një kërcënim ekzistencial për qëllimet klimatike, sipas studiuesve që thonë se riarmatimi i planifikuar vetëm nga NATO-ja mund të rrisë emetimet e gazeve serrë me pothuajse 200 milion tonë në vit.

Teksa bota është e përfshirë viteve të fundit në numrin më të madh të konflikteve të armatosura që nga Lufta e Dytë Botërore, vendet kanë nisur rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, duke arritur në total një rekord prej 2.46 trilionë dollarë në vitin 2023.

Për çdo dollar të investuar në pajisje të reja, nuk ka vetëm një kosto korresponduese të karbonit, por edhe një kosto për veprimin e mundshëm të klimës, thonë kritikët. Kjo është për shkak të numrit të madh të vdekjeve që rezultojnë nga konfliktet e armatosura.

"Ekziston një shqetësim i vërtetë rreth mënyrës se si ne po i japim përparësi sigurisë afatshkurtër dhe po sakrifikojmë sigurinë afatgjatë”, ka thënë Ellie Kinney, një studiuese në Observatorin e Konflikteve dhe Mjedisit dhe një bashkëautore e studimit, e ndarë ekskluzivisht me Guardian.

"Për shkak të mungesës së informimit, ju po investoni në sigurinë e fortë ushtarake tani, duke rritur emetimet globale për këtë arsye dhe duke përkeqësuar krizën klimatike më tej”, ka shtuar ajo.

Kjo nga ana tjetër ka të ngjarë të çojënë dhunë të mëtejshme, me vetë ndryshimin klimatik që tani shihet gjithnjë e më shumë si një nxitës i konfliktit, megjithëse në mënyrë indirekte. 

Në rajonin e Darfurit të Sudanit, konflikti ishte i lidhur me konkurrencën për burimet e pakta pas thatësirave të zgjatura dhe shkretëtirëzimit. Në Arktik, lëvizja e akullit po çon në tensione se kush duhet të kontrollojë naftën, gazin dhe burimet kritike minerale.

Pak ushtri janë transparente në lidhje me shkallën e përdorimit të karburanteve fosile, por studiuesit kanë vlerësuar se kolektivisht ato tashmë janë përgjegjës për 5.5% të emetimeve globale të gazeve serrë.

Kjo shifër pritet të rritet ndërsa tensionet përshkallëzohen në një numër rajonesh dhe teksa SHBA-ja, për dekada shpenzuesi më i madh ushtarak në botë, tregon se pret që aleatët e saj të NATO-s t'i shtojnë shpenzimet për forcat e tyre të armatosura.

Sipas Indeksit Global të Paqes, militarizimi është rritur në 108 vende në vitin 2023. Teksa 92 vende janë të përfshira në konflikte të armatosura, fuke filluar nga Ukraina dhe Gaza deri në Sudanin e Jugut dhe Republikën Demokratike të Kongos, me tensionet që vlojnë midis Kinës dhe SHBA-së mbi Tajvanin, dhe me konfliktin e ngrirë midis Indisë dhe Pakistanit, qeveritë me frikë nga lufta po investojnë për të.

Në Evropë, rritja ka qenë veçanërisht dramatike: midis viteve 2021 dhe 2024, shpenzimet për armë të shteteve të BE-së janë rritur me më shumë se 30%, sipas Institutit Ndërkombëtar për Ekonominë dhe Paqen.

Në mars, BE-ja, e shqetësuar nga shkurtimi i ndihmës ushtarake dhe mbështetjes diplomatike nga Donald Trumpi për Ukrainën, ka paralajmëruar se kjo do të shkonte më tej, duke propozuar një shpenzim të mëtejshëm prej 800 miliardë eurosh në të gjithë bllokun, përmes një plani të quajtur "Riarmatosja e Evropës".

Në analizë për Zyrën e OKB-së për Çështjet e Çarmatimit, Kinney dhe kolegët shikuan ndikimin e mundshëm të rritjes së militarizimit në përmbushjen e qëllimeve klimatike. 

Analiza vë në dukje se shpenzimi i më shumë parave për ushtritë redukton burimet e disponueshme për politikat që synojnë zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ky tashmë duket se është rasti, për shembull, me Mbretërinë e Bashkuar që financon rritjen e shpenzimeve duke reduktuar buxhetin e saj të ndihmës jashtë shtetit, një lëvizje e pasqyruar në Belgjikë, Francë dhe Holandë.