Lideri i grupit militant, Hayat Tahrir-al Shams, Abu Mohammad al-Jowlani, ka shpallur plot triumf “pushtimin e Damaskut”, raportoi BBC-ja të dielën
Në Damask, lideri i rebelëve është adresuar para turmës në xhaminë Umayyad në qendër të qytetit.
“Regjimi i Assadit burgosi mijëra qytetarë padrejtësisht dhe pa kryer ndonjë krim”, ka thënë al-Jowlani, duke shtuar se “sot, ne shpërblehemi me këtë fitore. Kjo fitore është e të gjithë sirianëve”.
Ai është i sigurt se do të luajë rol vendimtar në përcaktimin e rendit të ri të Sirisë, pas fundit të papritur e mahnitës të sundimit represiv nga familja Assad.
Por, lideri i organizatës së ndaluar nga OKB-ja si dhe nga qeveritë perëndimore nuk është i vetmi lojtar kryesor në skenën e ndryshimit të Sirisë.
Ndërsa grupi islamik HTS avancoi përpara me shpejtësi, duke u përballur me rezistencë të pakët, ajo shkaktoi reagim edhe nga forcat rebele nga rajonet e tjera të Sirisë, si dhe rritje të grupeve të armatosura lokale, të prirura për të luajtur një rol në zonat e saj.