Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmet në Londër

Ka shkuar në shtatë numri i të vdekurve nga sulmet e mbrëmshme në Londër, ka konfirmuar sot Policia e Londrës.

BBC raporton se 48 të tjerë janë lënduar në tre sulme që ndodhën mbrëmë në Londër, transmeton Koha.net.

Një minibus raportohet se kishte shkelur këmbësorët në urën “London Bridge” rreth orës 22:00 në kohën lokale të shtunën mbrëma, më pas tre burra kanë dalë jashtë dhe kanë therur njerëzi në afërsi të Borough Market, dhe sulmi tjetër kishte ndodhur në zonën Vauxhall.

Policia ka konfirmuar se sulmuesit kishin veshur xhaketa me bomba të rreme.