Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga një seri sulmesh në qytetin britanik, Nottingham, të martën.
Ende nuk dihet qartë se si kanë ndodhur sulmet.
Dy persona u gjetën të vdekur fillimisht. Më pas, një furgon tentoi t’i shkelte tre persona në një rrugë tjetër. Ata po trajtohen në spital.
Një burrë po ashtu i gjet i vdekur pas tyre, raportoi BBC.
Policia ka thënë se tri vdekjet janë të lidhura mes vete.
Një 31-vjeçar u arrestua mbi dyshimin për vrasje dhe është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster–Londër
-
Policia jep detaje për të dyshuarin për sulmin në Manchester
-
Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Vdes vajza e tretë nga sulmi me thikë në Angli