Britania e Madhe mbajti sot në orën 11:00 një minutë heshtje në nderim të viktimave të atentatit të kryer të shtunën në qendër të Londrës dhe marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik.
Flamujt ishin vendosur në gjysmë shtizë në ndërtesat zyrtare dhe do të qëndrojnë deri në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy ditë nga zgjedhjet legjislative, miliona britanikë në mbarë botën mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e shtatë personave të vrarë pas sulmit të marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik.
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë të shtunën në mbrëmje në qendër të Londrës.
Ndërkohë, policia theksoi se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.
Në London Bridge (Ura e Londrës), vend i cili është më i frekuentuar për turistët në kryeqytetin britanik, një furgon me shpejtësi të madhe ka përplasur këmbësorët.
Mediat lokale raportuan se përveç incidentit me furgon, në kryeqytetin britanik kanë ndodhur edhe dy sulme tjera, njëri në Borough Market ku ka pasur të shtëna me armë, tjetri në zonën Vauxhaul ku persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë kalimtarët.
Që prej 22 marsit dhe atentatit të kryer pranë Parlamentit, ku humbën jetën pesë persona, më pas ai Mançesterit (22 të vdekur) më 22 maj, gjithashtu të marrë përsipër nga Shteti Islamik, është hera e tretë që vendi goditet nga sulmet.