Së paku 31 persona kanë vdekur dhe 1600 të tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi të premten në Turqi.
Tërmeti me magnitudë 6.8 i cili e goditi qendrën e qytetit të Siviricës në provincën e Elazigut shkaktoi shembjen e disa ndërtesave duke shtyrë banorët të qëndrojnë në rrugë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo44 njerëz janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, ndërkaq më shumë se 20 janë ende të bllokuar, thonë zyrtarët.
Ndërkaq më shumë se 400 dridhje janë regjistruar nga tërmeti shkatërrues i së premtes, thonë autoritetet, transmeton BBC.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar edhe gjatë natës, për të gjetur njerëzit e ngujuar poshtë rrënojave. Ata po ashtu kanë sjellë tenda për njerëzit të cilët kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e rrënimit të ndërtesave.