Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Ka shkuar në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi dje provincën Elazig në Turqi.

Sipas Reuters-it, ekipet e shpëtimit janë ende duke larguar njerëz nga rrënojat pas tërmetit të fuqishëm prej 6.8 ballësh.

Raportohet se 1 mijë e 400 persona janë të lënduar, transmeton Koha.net.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme lidhur me tërmetin e fuqishëm.

Rreth 21 orë pas tërmetit, autoritetet njoftojnë se po punojnë pa ndërprerë për të nxjerrë njerëzit prej rrënojave. Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se 22 persona janë ende nën këto rrënoja.

Edhe Shkon në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi Botë Shkon në 31 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Sipas Autoriteteve për Fatkeqësi dhe Emergjenca në Turqi, 43 persona janë nxjerrë gjatë ditës së sotme.

Sipas Reuters-it, tërmeti me magnitudë 6.8 u përcoll edhe me 462 tërmete tjera të lehta.

Autoritetet kanë dërguar shtretër në provincat e prekura, ku temperaturat gjatë natës bien nën zero.

E dridhjet e tokës u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Edhe Një i vdekur nga tërmeti i së hënës në Turqi Botë Një i vdekur nga tërmeti i së hënës në Turqi

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17.000 njerëz vdiqën në një tërmet masiv në qytetin perëndimor Izmit, në vitin 1999.

Pas kësaj tragjedie, Turqisë i kanë ofruar ndihmë shumë shtete, mes tyre edhe Kosova.