Botë

Shkon në mbi 4,300 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me shi dhe borë të dendur, ndërsa po punojnë me orë të tëra për të gjetur të mbijetuarit e një tërmeti shkatërrues në Turqinë juglindore.

Më shumë se 4,300 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 15,000 të lënduar në Turqi dhe mbi kufirin në Siri kur tërmeti goditi në orët e para të së hënës, raportoi BBC-ja të martën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë viktima.

Shumë njerëz në zonën e fatkeqësisë kanë qenë shumë të frikësuar për t'u kthyer në ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17, sipas orës lokale të hënën, në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Të mbijetuarit kanë thënë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.

Një lëkundje e mëvonshme kishte një magnitudë 7.5 ballë dhe epiqendra e saj ishte në rrethin Elbistan të provincës Kahramanmaras.