Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në një bllok apartamentesh në Ukrainën lindore është rritur në 18, ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, njoftuan shërbimet e urgjencës të hënën.
Ekipet e shpëtimit ishin deri vonë në kontakt zanor me dy persona të bllokuar në rrënojat e një blloku apartamentesh pesëkatësh në qytetin Chasiv Yar në rajonin Donetsk, i cili u godit të shtunën vonë, tha shërbimi. Kontakti me ta ka humbur.
Deri në orën 08:45 të datës 11 korrik... 18 persona kanë vdekur, 6 persona janë shpëtuar nga rrënojat, janë pastruar rreth 137 tonë rrënoja”, thuhet në njoftim.
Rusia, e cila nisi pushtimin e Ukrainën më 24 shkurt, mohon të ketë sulmuar civilët.