Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë ushtarët e burgosur

23:43 - Ukraina po godet objektivat ruse me vlerë të lartë, thotë Inteligjenca britanike

Forcat ukrainase po godasin "objektivat me vlerë të lartë" në zonat e pushtuara nga Rusia, ka bërë të ditur të enjten mbrëma, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një nga përditësimet e rregullta të Inteligjencës.

Këto objektiva përfshijnë një anije zbarkimi dhe depo municionesh në portin e okupuar të Berdyansk, ka bërë të ditur kjo ministri.

Ministria e Mbrojtjes parashikon se ukrainasit do të vazhdojnë të synojnë logjistikën ruse, duke e privuar nga furnizimet e reja dhe duke reduktuar aftësinë e ushtrisë ruse për t’i shtuar sulmet

22:37 - Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë ushtarët e burgosur

Edhe Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur Botë 1 j. më parë Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur

Rusia dhe Ukraina kanë bërë të ditur se të enjten kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës, një muaj më parë.

Dhjetë ushtarë ukrainas u shkëmbyen me dhjetë ushtarë rusë, raportoi BBC-ja.

Në një shkëmbim të veçantë, 11 marinarë civilë rusë, të cilët ishin shpëtuar nga një anije që u mbyt në Odesa, u shkëmbyen me 19 detarë ukrainas nga një anije e kapur nga rusët, ndërsa po përpiqeshin të kapnin ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi në fillim të luftës.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, Ukraina ka dhënë nëntë të burgosur rusë për kryebashkiakun e rrëmbyer të Melitopolit, një qytet në Ukrainën juglindore që është kapur nga ushtria ruse.

21:17 - 121 fëmijë ukrainas janë vrarë brenda një muaji

Parlamenti ukrainas ka bërë të ditur të enjten se 121 fëmijë janë vrarë deri tash si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë.

Po ashtu parlamenti ka treguar se janë shkatërruar më shumë se 4.300 shtëpi që nga fillimi i pushtimit, më 24 shkurt.

Në një postim në kanalin e tij në Telegram, Parlamenti ukrainas ka treguar se 6.5 milionë ukrainas kanë ikur nga shtëpitë e tyre që kur kanë nisur sulmet ushtarake ruse mbi Ukrainë.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur në përditësimin e fundit se më shumë se 3.5 milionë ukrainas kanë dalë nga Ukraina dhe kanë ikur në shtetet e tjera.

20:13 - OBSH-ja s’po arrin të dërgojë furnizime mjekësore në Mariupol

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të enjten se ende nuk është në gjendje të dërgojë furnizime mjekësore të nevojshme në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit si dhe gjithashtu në Mykolaiv, i cili është më në perëndim të Detit të Zi.

Tarik Jasarevic, zyrtar i OBSH-së, i cili ka mbërritur në qytetin qendror-lindor të Dnipros, i ka thënë BBC-së se agjencia shëndetësore e OKB-së po krijon një stacion për të lëvizur furnizimet, por nuk ka qenë në gjendje të arrijë në dy zona.

OBSH-ja thotë se ka verifikuar 64 sulme ndaj kujdesit shëndetësor deri më 21 mars. Jasarevic tha se spitalet, qendrat mjekësore dhe ambulancat janë në mesin e ndërtesave që janë goditur deri tani.

Ai ka thënë se sulme të tilla kanë "efekt shkatërrues për të gjithë".

“Punonjësit shëndetësorë nuk ndihen të sigurt duke bërë punën e tyre, pacientët kanë frikë të kërkojnë trajtim dhe programet e imunizimit, kujdesi për sëmundjet kronike si diabeti dhe kanceri dhe kujdesi për maternitet janë prekur të gjitha. Nëse kujdesi shëndetësor nuk mbrohet komuniteti në thelb do të tmerrohet, duke e ditur se nuk ka më kufij humanitar për luftën dhe nuk ka vend të sigurt”, ka thënë ai.

Mariupoli është qyteti më i shkatërruar deri tani si pasojë e sulmeve ruse.

19:17 - Bideni të premten në Poloni, viziton edhe refugjatët ukrainas

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë të premten në Poloni, ku pritet t’i vizitojë edhe refugjatët ukrainas atje, raporton CNN-i të enjten.

Polonia është shteti fqinj i Ukrainës, i cili deri tani ka pritur numrin më të madh të refugjatëve ukrainas të cilët kanë ikur nga lufta.

"Kam në plan t'i shoh ata njerëz si dhe shpresoj se do të jem në gjendje t'i shoh - me sa duket nuk duhet të them se ku po shkoj, apo jo”, ka deklaruar Biden, në një konferencë shtypi në Bruksel, pas samitit të NATO-s.

Detajet e sakta të vizitës së Bidenit në Poloni po mbahen të pazbuluara për arsye sigurie.

Bideni ka thënë se vizita te refugjatët do të përforconte pikëpamjen e tij se SHBA-ja duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë për të ndihmuar në zhvendosjen e tyre.

Të paktën 10 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë i cili ka nisur më 24 shkurt.

18:47 - Vriten gjashtë ukrainas teksa prisnin për ndihmë në Kharkiv

Një sulm me raketë ruse goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv, duke lënë të vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, ka bërë të ditur të enjten guvernatori rajonal Oleg Syniehubov, raportoi CNN-i.

Syniehubov ka thënë se në momentin e sulmit, njerëzit po prisnin jashtë një zyreje postare në qendër, për të marrë ndihmë humanitare.

Videoja e incidentit tragjik tregon njerëz që po kujdesen për disa viktima në parking.

16:39 - Papa Françesku: Armatosja e Ukrainës e sanksionet ndaj Rusisë s’janë zgjidhje

Papa Françesku ka bërë të enjten kritika të ashpra ndaj shteteve, të cilat po i shtojnë shpenzimet ushtarake për t’i ndihmuar Ukrainës, duke i quajtur veprimet e tilla “çmenduri”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

16:24 - Rusia ka humbur mbi 15.800 ushtarë në luftën në Ukrainë

Rusia ka humbur 15.800 pjesëtarë të saj që kur forcat ushtarake ruse kanë nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, ka bërë të ditur të enjten qeveria ukrainase, raportoi Sky News.

Qeveria në Kiev po ashtu ka deklaruar se forcat ruse kanë humbur deri tani 1.597 automjete ushtarake, 124 helikopterë dhe 530 tanke ndër të tjera.

Ndërkohë, qeveria ruse nuk po i përditëson të dhënat për humbjet në luftë. Dy javë më parë, Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi tha se janë vrarë 498 ushtarë ruse, derisa 1.597 kanë mbetur të plagosur.

Kjo ka qenë hera e parë që Kremlini ka ofruar të dhëna për humbjet që kur ka nisur pushtimi, por edhe e fundit.

Image
Foto: AP

15:56 - SHBA-ja ia ndan Ukrainës 1 miliard dollarë për armë

Presidenti i SHBA Joe Biden zbulon 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi të enjten se SHBA-ja do t’ia japë 1 miliard dollarë Ukrainës si ndihmë të re për siguri, raportoi SkyNews.

Duke folur me udhëheqësit e NATO-s në Bruksel, Bideni përsëriti "mbështetjen e fortë" për popullin ukrainas pas pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.

“Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për 1 miliard dollarë ndihmë të re sigurie për Ukrainën - sisteme kundërajrore, drone dhe miliona fishekë municionesh. Unë mirëpres hapat e shumë aleatëve të tjerë për të ofruar mbështetje mbrojtëse për Ukrainën dhe së bashku, ne jemi të përkushtuar të identifikojmë pajisje shtesë, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Ukrainën", ka thënë Biden.


15:27 - ​Biden: Mbrojtja e NATO-s do të forcohet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se aleanca e NATO-së është pajtuar për të krijuar katër grupe të reja luftarake në Sllovaki, Romani, Bullgari dhe Hungari, raporton The Guardian.

Në një deklaratë të përcjellë nga Samiti i NATO-s, Biden tha se kjo është shenjë e fortë që bashkërisht do ta mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Mes këtij samiti dhe atij të NATO-s në qershor ne do të zhvillojmë plane për aftësi shtesë për të forcuar mbrojtjen e NATO-s”, ka thënë ai.

Edhe Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë Botë 4 j. më parë Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë

Biden tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë presidentin Zelenskyy dhe qeverinë e tij.


14:09 - Zelensky: Na duhet vetëm 1% e avionëve dhe tankeve të NATO-s

Të rejat nga samiti i NATO-s mund t'i lexoni KËTU


13:57 - Britania ia siguron edhe 6000 raketa Ukrainës

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se Britania do t’i ofrojë Ukrainës edhe 6000 raketa të tjera, në përpjekjen për ta mbështetur mbrojtjen ukrainase.

“Britania do t'i sigurojë Ukrainës 6000 raketa shtesë, përveç 4000 raketave NLAË dhe Javelin tashmë të dërguara”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Qeveria do të financojë edhe shërbimin botëror të BBC-së për 4.1 milionë funte, për të forcuar përpjekjet për trajtimin e dezinformimit.

Kremlini e ka quajtur Johnsonin si “liderin më aktiv anti-rus”.


13:31 - SHBA-ja planifikon t’i pranojë 100 mijë refugjatë ukrainas

SHBA-ja është duke planifikuar të pranojë deri në 100 mijë refugjatë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, raporton agjencia Reuters.

Burimet nga administrata e Joe Bidenit kanë treguar për këtë plan, por nuk është bërë e qartë se si do të realizohet, përfshirë udhëtimi dhe logjistika e migracionit.

Image

12:10 - Zelensky: Ukraina meriton të jetë anëtare e BE-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka thënë Parlamentit Evropian këtë mëngjes se Ukraina meriton vend në Bashkimin Evropian.

Duke vazhduar turin e tij virtual nëpër institucionet politike të botës, Zelensky tha: “Ne nuk po luftojmë vetëm për popullin e Ukrainës, por për sigurinë e Evropës dhe kemi treguar se meritojmë të jemi anëtar i plotë i BE-së”.

Ukraina aplikoi për t’u bërë anëtare e BE-së brenda disa ditësh nga pushtimi i Rusisë, por nuk ka gjasa t’i jepet një vend në tryezë për ca kohë, duke pasur parasysh procesin rigoroz që duhet të kalojnë të gjitha vendet për t’u bashkuar me bllokun.


11:41 - Mbi 150.000 banorë të Mariupolit janë dërguar me forcë në Rusi

Raportet tregojnë se mijëra banorë të Levoberezhnyt, zonë e Mariupolit, janë dërguar me forcë në Rusi, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit të Mariupolit, raporton Sky News.

Këshilli ka deklaruar se 15000 banorë të qytetit janë depërtuar që nga fillimi i luftimeve e deri sot.

Ata që janë marrë, së pari janë dërguar në ashtuquajturin “kampi i filtrimit” para se të dërgohen në autobusë.

Mariupoli ka parë një agresion më të madh që prej 24 shkurtit.


11: 08 - Sanksione të reja për bizneset dhe individët rusë nga Britania

Rreth 65 sanksione të reja janë shpallur nga Mbretëria e Bashkuar për biznese dhe individë, duke përfshirë edhe grupin Wagner, i cili thuhet se ishte punësuar për të vrarë presidentin Zelenskyy në hekurudhat ruse, raporton Sky News.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


11:03 - Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin ukrainas Izyum

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e qytetit Izyum në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, raporton kanali shtetëror rus i lajmeve Rossiya 24.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


09:43 - Borrell: Rusia dëshiron ta izolojë Ukrainën nga deti

Qeveria ruse nuk ka asnjë interes ta negociojë armëpushimin me Ukrainën për momentin, pasi ushtria e saj nuk i arritur qëllimet ushtarake, ka thënë të enjten kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


09:29 - Pse Zelensky i kërkoi Bidenit të mos e sanksionojë Abramovichin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të shtyjë vendosjen e sanksioneve ndaj oligarkut rus Roman Abramovich, në mënyrë që ish-presidenti i Chelseat mund të vepronte si ndërmjet midis Moskës dhe Kievit, raporton Wall Street Journal.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


09:19 -  Johnson kërkon të rritet presioni ndaj Putinit

Duke folur para udhëtimit në Bruksel këtë mëngjes për takimet e NATO-s dhe G7-ës, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se presidenti u Rusisë, Vladimir Putin e ka kaluar vijën e kuqe dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj presidentit rus, raporton Sky News.

Lajmin e plotë e lexoni KËTU.


09:13 - Ukraina: Pagesa e naftës dhe gazit në rubla do ta ndihmonte Rusinë në vrasjen e ukrainasve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian që ta refuzojnë kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin që nafta dhe gazi i Rusisë të paguhen në rubla, shkruan The Guardian.

Lajmin e plotë e lexoni KËTU.


09:12 - Shtatë korridore për civilët sigurohen për të enjten

Shtatë korridore humanitare për të evakuuar civilët nga qytetet ukrainase janë rënë rakord të hapen të enjten, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Megjithatë, Reuters raportoi se ajo e ka bërë të qartë se nuk ka pajtim për kalim të sigurt nga Mariupoli. Ajo shtoi se civilët që po përpiqen të largohen nga qyteti do të gjejnë transport afër Berdyanksut, duke bërë të qartë se Rusia nuk po lejon korridor të sigurt.

Berdyansk është qytet port ku është raportuar se forcat ukrainas kanë shkatërruar anijen ruse.


8:31 - Shkatërrohet një anije e madhe ruse në Ukrainë

Një anije e madhe ruse është shkatërruar në gjirin e okupuar të Beryanskës, në Ukrainën juglindore.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

CNN raporton se videot në mediat sociale tregonin një zjarr shumë të madh me shpërthime dytësore në port.

Berdynsk ndodhet në Detin Azov dhe është afërsisht 70 kilometra në jugperëndim të Mariupolit. Qyteti ka një bazë të vogël detare dhe një popullsi prej rreth 100.000 banorësh. Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare të Berdyanskut më 27 shkurt.