Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Joe Biden të mos i vendosë sanksione oligarkut rus Roman Abramovich, në mënyrë që ish-presidenti i Chelseat mund të vepronte si ndërmjetës mes Moskës dhe Kievit, raporton Wall Street Journal të enjten.
Abramovich ende nuk ishte ndërmjetës efikas, dhe megjithë kërkesën e Zelenskyt, atij iu vendosën sanksione të ashpra.
Zëdhënësja e Abramovichit në fund të shkurtit deklaroi se ai ishte përfshirë për të ndihmuar që të arrihej një zgjidhje paqësore mes Rusisë e Ukrainës. Ai thuhej se ishte përfshirë me kërkesë të ukrainasve. Abramovich ishte në Bjellorusi në fund të muajit të kaluar kur u zhvillua një raund bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës.
Një prej ndihmësve të Zelenskyt kishte thënë se Abramovich kishte ndikim të kufizuar mbi Putinin, por ishte i përfshirë, sepse ai ishte rusi i vetëm që pranoi kërkesën e Ukrainës për ndihmë. Ishte i vetmi oligark që dihej se vepronte si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Abramovichi ka një pasuri neto prej 7.1 miliardë dollarësh dhe është njeriu i 142-të më i pasur në botë.
-
Abramovichi përpiqet të ndërmjetësojë marrëveshjen e paqes mes Rusisë e Ukrainës
-
Ukraina e do SHBA-në të përfshirë në përpjekjet për paqe
-
Ukraina me sanksione “masive” ndaj grupeve mafioze ruse
-
Zelensky: S’ka mjaftueshëm presion ndaj Rusisë
-
Zelensky shpreson që SHBA-ja “të qëndrojë e fortë” përballë presionit rus