Botë

Borrell: Rusia dëshiron ta izolojë Ukrainën nga deti

Qeveria ruse nuk ka asnjë interes ta negociojë armëpushimin me Ukrainën për momentin, pasi ushtria e saj nuk i arritur qëllimet ushtarake, ka thënë të enjten kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Për momentin, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë asgjë. Rusia dëshiron ta pushtojë vendin”, ka thënë Borrell në një intervistë për kanalin spanjoll TVE.

“Rusia do ta rrethojë bregdetin deri në kufirin me Moldavinë dhe ta izolojë Ukrainën nga deti. Putini do të negocionte seriozisht vetëm kur të ketë siguruar një pozicion të fortë”, deklaroi Borrell.

Borrell ndër të tjera konfirmoi se Bashkimi Evropian dhe aleatët e tij do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën.