Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të enjten se presidenti rus Vladimir Putin "besonte se do ta pushtonte Ukrainën", por "ai dështoi".
“Ai besonte se do të na ndante, ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte marrëdhëniet transatlantike dhe dështoi. Tani ai duhet të ndalet”, ka thënë Borrell fliste me gazetarët ndërsa po hynte në një samit të liderëve të BE-së në Versajë të Francës.
Borrell ka thënë po ashtu se pasi vendet evropiane ulin varësinë nga eksportet ruse të energjisë, ato do të jenë shumë më të sigurta.
“Duhet të shpenzoni më pak gaz, të përdorni më pak gaz, klima e kërkon këtë. Për një herë, gjeopolitika dhe klima shkojnë së bashku”, është shprehur ai.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka thënë gazetarëve se ky ishte "një moment përcaktues për Evropën dhe është një moment kur ne shohim se lufta e Putinit është një çështje e qëndrueshmërisë së demokracive".
-
Zelensky: Putini s’i ka arritur qëllimet. Nuk e ka thyer Ukrainën
-
Zelensky: Iluzion të besohet se ndarja e Ukrainës mund ta ndalë luftën
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Kremlini e mohon se Putini e ka hedhur poshtë planin e paqes
-
Merz: Putini s’mund të largohet me sukses nga lufta në Ukrainë