Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Rreziku mbi Evropë”, Borrelli jep paralajmërimin mbi luftën në Ukrainë

Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, fiton në luftën ndaj Ukrainës, “projekti evropian dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme”.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të mërkurën se Evropa rrezikohet edhe nëse lejohet vazhdimi i tragjedisë në Gaza.

Reagimi i dy fuqive evropiane për Ukrainën

“Evropa është në rrezik. Nëse e lëmë Putinin të fitojë në Ukrainë, nëse lejojmë që tragjedia e vazhdueshme të vazhdojë në Gaza, projekti evropian mund të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme. T’i përveshim mëngët për ta shmangur”, ka thënë Borrell.

Presidenti Putin ka theksuar javën e kaluar se në Ukrainë s’ka ndërruar strategjia e luftimeve.

Sipas tij, paqja në Ukrainë “nuk do të arrihet deri në realizimin e qëllimeve”.