Botë

Borrelli i bën thirrje BE-së t’i marrë seriozisht kërcënimet e Putinit

Bashkimi Evropian nuk duhet t’i injorojë kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin se ai mund të përdorë armë bërthamore në konfliktin në Ukrainë, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një intervistë për BBC-në, Borrelli ka thënë se pohimi i Putinit se ai nuk po bënte bllof duhej të merrej seriozisht.

Vërejtjet e tij vijnë pasi Rusia filloi një mobilizim të pjesshëm dhe derisa po mban referendume për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Por forcat ruse janë zmbrapsur nga një kundërofensivë ukrainase.

“Sigurisht që është një moment i rrezikshëm, sepse ushtria ruse është shtyrë në një qoshe dhe reagimi i Putinit – duke kërcënuar përdorimin e armëve bërthamore është shumë i keq”, ka thënë Borrell.

Shtatë muaj që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, analistët pajtohen se forcat e presidentit Putin janë në këmbë, por Borrelli tha se duhet të arrihet një "zgjidhje diplomatike", një zgjidhje që "ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës".

“Përndryshe, mund ta përfundojmë luftën, por nuk do të kemi paqe dhe do të kemi një luftë tjetër”, është shprehur Borrelli.

Lufta në Ukrainë ka dominuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti.