Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: S'ka negociata për Ukrainën nën presionin e Rusisë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, grumbullimi i trupave ruse dhe lëvizjet e tyre pranë kufirit me Ukrainën janë pjesë e presionit të Rusisë.

Borrell bëri të ditur se Bashkimi Evropian nuk do të negociojë me autoritetet ruse për fatin e Ukrainës për sa kohë që Moska po grumbullon trupa në kufirin e këtij vendi.

Këtë deklaratë Borrell e dha para takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të BE-së këtë të enjte.

"Lëvizjet ruse janë pjesë e presionit," tha Borrell, duke këmbëngulur se "nuk duhet të ketë negociata nën presion", raporton "TRTWorld".

Ai më tej njoftoi se nuk do të merret asnjë vendim sot, sepse ku është një takim jozyrtar.

Takimi vjen pas negociatave midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Gjenevë të hënën.

“Ne kemi marrë garanci se asgjë nuk do të vendoset dhe as nuk do të negociohet pa evropianët dhe koordinimi me amerikanët është absolutisht i shkëlqyer”, tha Borrell.

Edhe Borrell: Nëse partnerët duan që Ukraina të korrë sukses, duhet t’i dërgojnë armë më të mira Botë Borrell: Nëse partnerët duan që Ukraina të korrë sukses, duhet t’i dërgojnë armë më të mira

Negociatat të hënën nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për de-përshkallëzimin e konfliktit, por që të dy palët janë shprehur të gatshme për të vazhduar bisedimet.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë akuzuar Rusinë për planifikimin e një pushtimi pasi vendosi rreth 100,000 trupa në disa zona përgjatë kufirit të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Rusia ka kërkuar që NATO të mos pranojë anëtarë të rinj, përfshirë Ukrainën. Moska ka kërkuar gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të ndalohen nga krijimi i bazave të reja në ish-republikat sovjetike.