37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale "shumë të dhunshme" nga Ballkani Perëndimor gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, njoftoi Europol.
Kjo bandë kriminale ishte e përfshirë në trafikimin në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në Evropë.
Më 24 maj, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të kësaj bande. Veprimet ishin të koordinuara nga Kroacia me mbështetjen e zyrtarëve të Europolit në terren, njoftoi Europol tutje.
Nga të arrestuarit është edhe lideri i bandës, shtetas i Bosnjës.
Nga objektet që u bastisën ishin një qeli burgu në Belgjikë, një garazhe në Holandë e cila përdorej për të mbajtur kokainën dhe të tjera në shtetet e tjera ku droga, armë të zjarrit dhe eksplozivë po mbaheshin.
Edhe
Aksion i Europolit dhe DEA-s, arrestime në Kroaci e në disa shtete të tjera evropiane
U sekuestruar 148,000 euro 18 armë zjarri, dy mitraloza dhe 2.512 municion, 500 gramë TNT, mbi 15kg kokainë, 11 kilogramë heroinë, 3 kilogramë amfetaminë, 7 kilogramë marihuanë dhe 10 kilogramë hashash.
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Operacioni ndaj trafikimit ndërkombëtar të drogës përfundon me pesë të arrestuar
-
Europoli arreston figurat kyç të “Kartelit Ballkanik” në Gjermani
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë