Shifra totale e të infektuarve me koronavirus nëpër botë ka kaluar atë 50 milionë të dielën, sipas të dhënave të agjencisë Reuters, ku vala e dytë e virusit në 30 ditët e fundit është përgjegjëse për një çerek të kësaj shifre.
Tetori ka qenë muaji më i rëndë deri më tash, kur SHBA-ja u bë shteti i parë që ka raportuar më tepër se 100 mijë raste ditore. Një rritje e rasteve në Evropë ka kontribuar në këtë shifër po ashtu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesatarja e shtatë ditëve të fundit e rasteve të reja sillet në rreth 540 mijë.
Më tepër se 1.25 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19 që kur së pari është paraqitur në Kinë në fund të vitit të kaluar.