Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka kaluar shifrën e 100 milionë rasteve që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Shifra aktuale është 100,270,602 raste të regjistruara.
Në gjithë botën, 2,157,355 persona kanë humbur betejën me COVID-19.
Rastet e para të regjistruara ishin në Kinë në fund të 2019-s.
Shumë shtete mbeten të izoluara e me masa të rrepta në parandalimin e rasteve të reja.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i prijnë listës me 25 milionë raste të konfirmuara deri tash. India është e dyta me 10.7 milionë raste e Brazili i treti me 8.9 milionë.
Artikuj të ngjashëm
-
Që nga fillimi i pandemisë, 289.7 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19
-
Numri i rasteve me COVID-19 në botë arrin mbi 153 milionë
-
Mbi 79 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën
-
Mbi 77 milionë raste dhe rreth 1,7 milionë viktima nga COVID-19 në botë
-
Mbi 76 milionë të infektuar me koronavirus në botë