Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Itali më e lartë se që është raportuar, sipas një studimi

Shifra e të vdekurve në Itali nga COVID-19 është me gjasë dukshëm më e lartë sesa që është raportuar, ka thënë byroja e statistikave ISTAT të mërkurën, në një analizë duke cekur mijëra raste të vdekjeve që nuk iu kanë atribuuar zyrtarisht COVID-19, shkruan agjencia Reuters.

Në raportin e dytë të vetin për ndikimin e pandemisë në nivelin e vdekshmërisë në Itali, ISTAT ka thënë se nga shkurti deri në fund të nëntorit janë regjistruar gati 84 mijë raste të vdekjes më tepër sesa mesatarisht në pesë vjet të kaluara.

Nga këto shifra, 57.647 – apo 69 për qind – janë regjistruar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë si raste të vdekjes nga koronavirusi i ri.

Italia ka vazhduar të regjistrojë qindra të vdekur nga COVID-19 brenda ditës që kur ka përfunduar studimi, ndërsa në shifrat e përditësuara zyrtare numri i të vdekurve ka arritur në 73.604, shifra më e lartë në Evropë dhe e pesta më e larta në botë.

Në raportin e ISTAT-it, ka thënë se nuk është e mundur të konkludohet nëse shifrat më të mëdha të vdekjeve janë rezultat i COVID-19, për shkak të çështjeve metodologjike dhe vështirësive për të përcaktuar një shkak të saktë të vdekjeve.