Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali mund të jetë 60 për qind më i lartë se që thuhet

Foto: Reuters / ilustrim

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali në muajt mars dhe prill mund të jetë për gati 19 mijë më i lartë se që tregojnë shifrat zyrtare prej 32 mijë vdekjeve, ka thënë agjencia kombëtare e sigurimeve shoqërore të enjten.

“Instituto Nazionale della Previdenza Sociale (INPS)”, instituti më i madh për sigurimet shoqërore dhe mirëqenie në Itali, ka thënë në një studim të ri se numrat zyrtarë të vdekjeve nuk janë “të sigurt”, sipas “AFP-së”.

Studimi i vet ka treguar se 156429 vdekje u regjistruan në Itali në muajt mars dhe prill, që është për 46909 më shumë se mesatarja e vdekjeve në këta muaj, sipas regjistrimeve mes viteve 2015-2019.

Por vetëm 27938 vdekje lidhur me koronavirus janë raportuar në këtë periudhë nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, numri që përbën bazën e statistikave kombëtare, ka thënë INPS.

Kjo nënkupton që 18971 ishin vdekje tjera, me shumicën dërmuese nga rajoni verior i vendit, i prekur më së shumti me koronavirus.

“Duke pas parasysh faktin që numri i vdekjeve tani është më stabil, mundemi – me kujdes të domosdoshëm – t’ia atribuojmë një pjesë të këtyre vdekjeve gjatë dy muajve të fundit pandemisë”, ka thënë INPS-ja.

Edhe Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Itali më e lartë se që është raportuar, sipas një studimi Botë Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Itali më e lartë se që është raportuar, sipas një studimi

Instituti ka shtuar se rritja e numrit të vdekjeve nuk ishte vetëm për shkak të COVID-19, por edhe për shkak se njerëzit që vuanin edhe nga sëmundje tjera nuk ishin në gjendje të merrnin trajtim mjekësor, për shkak të mbingarkesës së spitaleve nga rastet e virusit.

Deri të premten, pandemia ka marrë jetët e 32486 personave në Itali. Në Itali janë regjistruar gati 230 mijë të infektuar.