Italia ka regjistruar 630 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se ky shtet tashmë ka tejkaluar shifrën e 50 mijë të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, duke u renditur si shteti i gjashtë me vdekshmërinë më të lartë në botë, raporton KOHA.
Gjatë 24 orëve gjithashtu janë regjistruar edhe 22 mijë e 930 persona të infektuar me COVID-19, shkruan Reuters.
Në shtetet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi janë SHBA-të, India, Brazili, Franca dhe Britania e Madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
628 të vdekur e mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali
-
Italia regjistron 662 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
Në Itali 853 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 28 marsi