Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar 628 të vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.
Derisa gjatë kësaj kohe janë regjistruar 13,318 raste të reja me koronavirus.
Tashmë numri i të infektuarve me koronavirus në këtë vend ka arritur në 166,205.
Italia, që ishte vendi i parë që ishte goditur nga ky virus, deri më tani ka regjistruar 69,842 të vdekur.