Italia ka regjistruar 553 raste të reja të vdekjes si pasojë e COVID-19, duke e kaluar shifrën e 70 mijë të vdekurve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, njofton agjencia Reuters.
Numri i të infektuarve të rinj ka qenë 14.522.
Italia është shteti me numrin më të madh të vdekurve në Evropë nga COVID-19. Numri i të vdekurve ka arritur në 70.395.
Ka regjistruar 1.991 milion raste deri më tash.