Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar 5.193 të infektuar me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 57 qytetarë.
Të dhënat tregojnë se në spital vijojnë të qëndrojnë të shtruar 547 pacientë, por është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv.
Ndërkaq në orët e fundit janë shëruar 5.997 persona.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar pozitivë 4.601.749 persona, ku 129.885 kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm