Një komplet shenja që supozohet se janë përdorur për tu bërë tatuazhe njerëzve në kampin e Auschwitzit e që po shitet nga një ankand i Jerusalemit, ka mundësi të jetë bërë pas Luftës së Dytë Botërore, i është thënë një gjykate izraelite.
Gjykata suspendoi shitjen e setit të tyre në nëntor me kërkesën e të mbijetuarve të Holokaustit dhe i kërkuan qendrës memorialë Yad Vashem që të hetojë, raporton BBC.
Raporti i saj thotë se një broshurë që ishte me veglat, u printua më 1949.
Tha gjithashtu se shumica e viktimave që bënë tatuazhe me veglat e tilla në Auschwitz nuk ishin hebrenj.
Nazistët e Gjermanisë vranë sistematikisht gati një milion hebrenj në kampin që gjendej në Poloninë e okupuar atëherë. Rreth 75 mijë qytetarë polakë, 15 mijë të burgosur sovjetikë të luftës, 25 mijë romë, homoseksualë dhe të burgosur politikë u mbyllën në Auschwitz për vdekje.
-
Auschwitzi konservon 8 mijë palë këpucë të fëmijëve të vrarë
-
Komisioni Hetues i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza
-
Palestinezët s’lejohen të futen në memorialin e ish-kampit nazist, shkak shamia
-
Auschwitzi i shfarosjes dhe eksperimenti me gratë
- “A mund të vdes, të lutem?”