Një gjykatë gjermane ka vendosur se një memorial i një kampi përqendrimi nazist ka të drejtë t’ua refuzojë hyrjen atyre që mbajnë shaminë palestineze të njohur si “keffiyeh”.
Gjykata në Thuringia të mërkurën ia ka refuzuar kërkesën një gruaje për të hyrë në memorialin e kampit të përqendrimit Buchenwald, ndërsa mban shaminë, raportoi Guardian.

Sipas mediave lokale, gruaja ishte larguar kur ka provuar të hynte në memorial në prill.
Më pas ajo ishte ankuar në gjykatë me arsyetimin se qëllimi i saj ishte “të dërgojë një mesazh politik kundër mbështetjes së njëanshme të politikave të qeverisë izraelite”.
Rreth 340 mijë të burgosur, përfshirë hebre, romë, homoseksualë dhe sovjetikë, kaluan nëpër Buchenwald. Rreth 56 mijë vdiqën aty, disa u ekzekutuan e të tjerë vdiqën urie.
-
DER SPIEGEL: Për krimet izraelite në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania - kjo duhet të marrë fund menjëherë
-
Të mbijetuarit e Aushvicit paralajmërojnë për rritjen e antisemitizmit nëpër botë
-
Shënohet 80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, liderë botërorë marrin pjesë në ceremoni
-
Gjykata gjermane insiston që 100-vjeçari që punonte roje në kampin nazist të gjykohet
-
“Berlinalja” përballë akuzave për heshtje lidhur me luftën në Gazë