Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA qëllohet për vdekje

Brian Thompson

Kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është vrarë me armë zjarri në New York.

Brian Thompson u qëllua për vdekje të mërkurën jashtë hotelit “Hilton” në Manhattan ku ishte e paraparë të fliste në një konferencë investitorësh.

50-vjeçari është dërguar në spital dhe aty ka vdekur.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Thompson duket se ka qenë cak i sulmit, pasi i dyshuari ka pritur për të jashtë hotelit me maskë, ka thënë policia.

Edhe Mangione deklarohet fajtor për vrasjen që shokoi botën Botë Mangione deklarohet fajtor për vrasjen që shokoi botën

“UnitedHealthcare” është kompania private më e madhe e sigurimeve në SHBA.

VIDEO: