Një gjyqtar në shtetin e Nju Jorkut ka hedhur poshtë dy akuza për terrorizëm kundër Luigi Mangione, të dyshuarit për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.
Gjyqtari Gregory Carro vendosi gjithashtu se akuzat për vrasje të shkallës së dytë kundër Mangione mund të qëndrojnë, gjatë një seance dëgjimore të martën në mëngjes, raporton BBC.
Ai tha se prokurorët nuk kishin arritur të vërtetonin se kishte prova të mjaftueshme për të justifikuar akuzat për vrasje të lidhura me terrorizmin, që ata kërkuan kundër Mangione.
Mangione akuzohet se qëlloi Thompson në një rrugë të ngarkuar të Manhattanit në dhjetor të vitit të kaluar.
Përveç procedurave penale të shtetit të Nju Jorkut, Mangione përballet edhe me akuza federale për vrasje, të cilat mund të çojnë në dënimin me vdekje.