Hedhja në votim sot e një rezolute që dënon njohjen amerikane të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, që sonte morri 14 vota nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, është një fyerje dhe një mospërfillje që ne nuk do e harrojmë, theksoi ambasadorja amerikane në OKB.
Duke u shprehur pas kësaj vote, të cilës Washingtoni i vuri veton, Nikki Haley theksoi angazhimin financiar të SHBA-së në përfitim të popullsisë palestineze.
I kërkuar nga Egjipti, që ka dënuar pasojat e rënda të vendimit amerikan, teksti thoshte se vendimi i shpallur para disa ditësh nga presidenti republikan, Donald Trump, duhet të tërhiqet, shkruan KP.
Njohja e Jerusalemit si kryeqyteti i Izraelit ka sjellë zemërimin e palestinezëve, manifestime në të gjithë botën myslimane dhe një kundërshtim gati unanim të komunitetit ndërkombëtar.
-
SHBA “do t’i shkruajë emrat e atyre që votojnë kundër njohjes së Jerusalemit” në OKB
-
Netanyahu i kënaqur me numrin e vendeve që nuk votuan rezolutën
-
Shqipëria voton rezolutën e OKB-së për Jerusalemin kundër Trumpit
-
Kombet e Bashkuara votojnë kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin
-
Danon: Izraeli nuk të largohet kurrë nga Jerusalemi