Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria voton rezolutën e OKB-së për Jerusalemin kundër Trumpit

Shqipëria është në mesin e 128 shteteve që kanë votuar në favor të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të Donald Trumpit për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka përkrahur një rezolutë që i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqet nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tekstin e rezolutës thotë se çdo vendim lidhur me statusin e qytetit është i pavlefshëm dhe duhet të anulohet, raporton BBC.

Rezoluta kundër vendimit të Trumpit është aprovuar nga 128 shtete, 35 kanë abstenuar dhe nëntë kanë votuar kundër, transmeton Koha.net.

Votimi vjen pas kërcënimeve të Donald Trumpit se do të ndalë ndihmën financiare për shtetet që përkrahin rezolutën.

Izraeli ka refuzuar këtë rezolutë dhe ka përshëndetur shtetet që kanë votuar kundër saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, ripërsëriti sot kërcënimet e saj drejt vendeve që do të votojnë në favor të një rezolute që dënon vendimin e Uashingtonit për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“SHBA-të do të kujtojnë këtë ditë që u gozhduan në shtyllën e ndëshkimit përpara Asamblesë së Përgjithshme, për faktin e ushtrimit të të drejtës tonë si vend sovran”, deklaroi Haley pak orë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ve.

“Ne do të kujtohemi kur të na kërkojnë sërish të japim kontributin më të rëndësishëm në Kombet e Bashkuara. Si dhe ne do të kujtohemi kur shumë vende do të vijnë të na kërkojnë, sikurse e bëjnë shpesh herë, për të paguar më shumë dhe për të përdorur influencën tonë në avantazhin e tyre”, theksoi ajo.