Ambasada e SHBA-së në Bosnjë ka hedhur poshtë akuzat e udhëheqësve nacionalistë serbë se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të ndërhyjnë në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të ardhshëm.
Ambasada tha në një deklaratë të enjten se “Shtetet e Bashkuara nuk po ndërhyjnë në procesin zgjedhor dhe ne kundërshtojmë fuqimisht akuzat e tilla të tmerrshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasada thotë se “ne nuk e mbështesim një kandidat apo një parti mbi tjetrën”. Deklarata gjithashtu thotë se SHBA refuzojnë të jenë pjesë e një “manipulimi” parazgjedhor.
Presidenti pro-rus serb i Bosnjës Milorad Dodik ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për të mbështetur kundërshtarët e tij dhe duke kërkuar të ndikojë në rezultatin e votimit të 7 tetorit.
Ai tha të enjten se të dy vendet kanë siguruar miliona euro për të financuar grupe të ndryshme opozitare në territorin serb të Bosnjës.