Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, ishte mesazhi i qartë për Shkupin nga zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane e Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.
Yee i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore, raporton Tch.
“Shpresoj sinqerisht që Presidenti maqedonas do u krijojë deputetëve mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre për këtë dhe partitë që ata përfaqësojnë, e të krijohet sa më parë ekzekutivi sepse vendit i nevojitet qeveri që do të vazhdojë dhe kryejë proceset e filluara në kuadër të procesit paraqasës të BE-së”, ka thënë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.
-
SHBA - ja dëshiron stabilitet në të gjitha vendet e Ballkanit
-
SHBA-ja pret formimin e shpejtë të qeverisë së Maqedonisë
-
SHBA-ja kërkon marrëveshje midis Shkupit dhe Sofjes
-
Washingtoni kërkon krijimin e shpejtë të Qeverisë pa obstruksione nga opozita e re
-
Ambasada amerikane uron formimin e Qeverisë së re