Njëri nga faktorët më të rëndësishëm në Ballkan është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe BE-së, dhe dëshira jonë është që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë stabile, të zhvillohen dhe të jenë të sigurta, ka deklaruar për javoren serbe NIN ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, transmeton kp.
“Ne jemi këtu për të ofruar mbështetje, inkurajim, që të japim këshillë nëse është e nevojshme, por edhe me kohë të bëjmë thirrje për përgjegjësi të partnerëve tanë. Kur ne ose partnerët tanë të marrin ndonjë obligim, konsiderojmë se palët njëra-tjetrës duhet t’ia mbajnë fjalët për të cilën janë obliguar”, ka thënë Yee.
Artikuj të ngjashëm
-
Yee: Interesat e SHBA-së në Ballkan janë që rajoni të integrohet në BE
-
Yee: SHBA-ja do të qëndrojë në Ballkan, sepse dëshiron të ketë sukses
-
SHBA do ta ndihmojë Serbinë në dialog me Kosovën
-
Yee në Beograd: SHBA do të mbrojnë aleatët në Ballkan
-
SHBA, mesazh Shkupit: Sa më shpejt kompromisi për qeverinë e re