Njëri nga interesat kryesorë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtohet një e ardhme demokratike dhe stabile.
Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari për Evropën dhe Çështjet Evropiane në administratën amerikane në Washington, Hoyt Brian Yee në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1.
“Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë një ekonomi të respektuar, e cila u jep atyre një shans për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë”, deklaroi Yee.
Ai ka hedhur poshtë pohimet e mediave se do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni, duke thënë se është i kënaqur me punën që është duke kryer, transmeton Ksp.
Duke iu referuar paralajmërimeve për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Yee thekson se Qeveria amerikane mbështet fuqishëm aspiratat për anëtarësim në BE.
“Vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së, NATO-s ose cilësdo organizatë tjetër ndërkombëtare, duhet t’i bindin liderët ose anëtaret e këtyre organizatave se janë me të vërtetë të përkushtuar për këtë”, është shprehur Yee.
-
Yee: SHBA-ja do të qëndrojë në Ballkan, sepse dëshiron të ketë sukses
-
Washingtoni dërgon sinjal rikonfirmimi të angazhimit në Ballkan
-
Yee: Ballkani as brenda 30 vjetësh nuk do të hyjë në BE
-
SHBA - ja dëshiron stabilitet në të gjitha vendet e Ballkanit
-
Brian Yee: SHBA nuk mbështet ribërjen e hartës në Ballkanin Perëndimor