Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Washingtoni kërkon krijimin e shpejtë të Qeverisë pa obstruksione nga opozita e re

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë që krijimi i shpejtë i qeverisë, pa obstruksione nga partitë opozitare, është urgjente për Kosovën.

Kështu ka thënë zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, në takimet online të mbajtura të enjten, me përfaqësues të listës fituese të zgjedhjeve dhe qeverinë në detyrë.

Siç ka bërë të ditur ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Facebook, në takime me Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Avdullah Hotin dhe Listën Serbe, Palmer ka theksuar edhe dobitë nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe forcimi i institucioneve që luftojnë korrupsionin, ndërsa ka ripërsëritur mbështetjen e vazhdueshme amerikane për një Kosovë diverse dhe të pavarur.