Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja vrau një udhëheqës të IS-it që planifikonte sulme në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer një sulm në Siri, duke vrarë një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik, për të cilin besohet se ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi u vra të martën në një vend i cili nuk është bërë i ditur, ka thënë përmes një deklarate Komanda Qendrore e SHBA-së, shkruan BBC.

Asnjë civil nuk thuhet të jetë vrarë nga sulmi.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Siria.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Jaburi zhvilloi strukturën udhëheqëse për IS-in dhe se vdekja e tij do të “prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të kompletuar sulme të jashtme”.

Edhe SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore Botë SHBA-ja thotë se ka vrarë një udhëheqës të ISIS-it në Sirinë Lindore

Ai tha se IS “vazhdon të përfaqësojë një kërcënim” për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat sulme besohet të ketë organizuar.