Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten do të shpallin sanksione të reja kundër 300 anëtarëve të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus dhe për më shumë se 400 kompani ruse të mbrojtjes, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës, raporton CNN.
Ky zyrtar shtoi se Bashkimi Evropian dhe G7-a gjithashtu do të shpallin iniciativë të re për evazion sanksionesh që është “projektuar për të parandaluar anashkalimin ose plotësimin” e sanksioneve.
I pyetur se çfarë përfshinë evazionin e sanksioneve, ai tha se do ta zbehë aftësinë e Bankës Qendrore të Rusisë për të vendosur rezerva ndërkombëtare duke e bërë të qartë se çdo transaksion që përfshinë arin është i ndaluar, gjë që pengon rublën që të jetë e mbështetur.
“Mesazhi i përgjithshëm këtu është se ne kemi ndërmarrë hapa historikë në imponimin e kostove ndaj Rusisë, tani le të sigurohemi që jemi plotësisht në linjë dhe marrim ndikim maksimal nga masat që kemi zbatuar”, tha ai.