Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se forcat ushtarake të tyre në Irak kanë vrarë 15 “operativë” të Shtetit Islamik në një operacion të përbashkët me Forcat e Sigurisë irakiane, të cilët shënjestruar lidershipin e grupit.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se ka kryer operacionin e përbashkët në Irak herët të enjten.
Trupat amerikane dhe irakiane janë përballur me pjesëtarë të IS-it të pajisur me “një numër armësh, granata dhe rripa vetëvrasës shpërthyer”, thuhet në deklaratë. Tutje është thënë se nuk ka viktima civile.
Mediat amerikane kanë raportuar se shtatë prej trupave amerikane janë lënduar.
Qendra Komanduese ka thënë se ka shënjestruar pjesëtarë të lidershipit të IS-it në përpjekje për të ndaluar grupin të planifikojë, organizojë dhe sulmojë amerikanët, irakianët dhe aleatët brenda dhe jashtë rajonit, raportoi BBC.
Janë rreth 2,500 trupa amerikane aktualisht në Irak, megjithëse mbeten atje në kapacitet “këshillimi dhe ndihme” që kur ushtria amerikane pati njoftuar përfundimin e përpjekjeve luftarake në vend në dhjetor 2021.
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak
-
Rreth 140 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë luftës me Iranin
-
Sulmet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, SHBA-ja thotë se ka goditur mbi 2,000 objektiva në Iran
-
Shkon në gjashtë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në operacionin në Iran