Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se s'kanë parë shenja që Rusia ka vendosur t'i lëvizë armët bërthamore në territorin bjellorus. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, deklaroi se s'kanë parë tregues të tillë.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Vladimir Putin e ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore”, deklaroi ai, transmetoi të dielën TheGuardian.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë.
Bjellorusia kufizohet ngushtë edhe me Rusinë edhe me Ukrainën, ndërsa nga fillimi i agresionit është shprehur pro luftës.
Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve.
-
SHBA: S’ka shenja që Rusia planifikon të përdorë armët e saj bërthamore
-
SHBA-ja thotë se s’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore
-
Putini konfirmon se ka çuar armë bërthamore në Bjellorusi
-
Putini thotë se Rusia dhe Bjellorusia po ndërtojnë bashkëpunim ushtarak
-
Konfirmohet vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi