Rusia do të vendosë armë taktike bërthamore pranë kufijve të Bjellorusisë, e ka konfirmuar ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov, raportoi TheGuardian të hënën.
Ai tha për një medium rus se armët do të vendosen pranë kufirit perëndimor, por që nuk e tregoi lokacionin e saktë.
“Armët do t'i zgjerojnë aftësitë tona mbrojtëse dhe do të bëhet pavarësisht nga zhurma në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Gryzlov. Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se disa nga armët bërthamore mund të vendosen në Bjellorusi, së bashku me një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Rusisë.
Armët bërthamore taktike, që synojnë shkatërrimin e trupave dhe të armëve në fushë të betejës, kanë një rreze veprimi relativisht të ulët.
-
Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim
-
Rusia vendos t’i lëvizë armët bërthamore në Bjellorusi
-
Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë
-
Bjellorusia do të përdorë armët bërthamorë në rast “agresioni”, përgjigjet Lukashenko
-
Putini paralajmëron Perëndimin me raketat në Bjellorusi