Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese të çarmatimit bërthamor.
Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve. /REL
Artikuj të ngjashëm
-
Putini konfirmon se ka çuar armë bërthamore në Bjellorusi
-
Konfirmohet vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi
-
Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim
-
Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë
-
Biden: Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore - real