SHBA-ja po i merr seriozisht kërcënimet e fshehta të presidentit rus, Vladimir Putin, se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur zonat në Ukrainë, ka thënë për BBC-në të enjten, zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Kirby ka thënë se SHBA-ja nuk e ka ndryshuar "qëndrimin e saj strategjik parandalues", por se Putini po flet në mënyrë të papërgjegjshme.
Të mërkurën, udhëheqësi rus paralajmëroi se vendi i tij do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e tij. Deklarata e tij erdhi pasi katër rajone ukrainase të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse janë gati të organizojnë votime të parakohshme për bashkimin me Rusinë.
Ukraina dhe aleatët e saj i quajnë këto veprime si shkaqe për t'u dhënë legjitimitet të rremë aneksimeve të paligjshme.
“Është një precedent i rrezikshëm që zoti Putin të përdorë këtë lloj retorike në kontekstin e një lufte që ai po e humbet qartë brenda Ukrainës”, tha për BBC-në zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kirby.
"Ne duhet t'i marrim seriozisht këto kërcënime dhe po e bëjmë këtë. Ne kemi monitoruar sa më mirë që mundemi aftësitë e tij bërthamore, mund t'ju them se nuk shohim asnjë tregues se ne duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë parandalues strategjik në këtë pikë”, ka shtuar ai.
Edhe
Putini urdhëron stërvitje masive të forcave bërthamore
Sjellja e Rusisë në Ukrainë u dënua ashpër në një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York të enjten.
“Këtë javë, presidenti Putin tha se Rusia nuk do të hezitonte të përdorte ‘të gjitha sistemet e armëve në dispozicion’ në përgjigje të një kërcënimi ndaj integritetit të saj territorial – një kërcënim edhe më kërcënues duke pasur parasysh synimin e Rusisë për të aneksuar pjesë të mëdha të Ukrainës në ditët në vijim”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.